Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Lladrovci: Kushtetuta nuk është llastik o Albino

nga Revista Kosovarja

Ramiz Lladrovci nga Partia Demokratike e Kosovës, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Kushtetuese ku i dha të drejtë Presidentit Hashim Thaçi për formimin e Qeverisë së re, duke thënë se “nenet e ligjeve, mund të jenë si llastiku, ato të Kushtetutës, jo”.

Mbi artikull

Ndërsa tani, ai është sqaruar rreth kësaj deklarate duke shtuar: “Kur kam deklaruar se Kushtetuta nuk është llastik, e kam pasur parasysh se kush është në krye të saj”, shkruan Indeksonline.

Më tutje, Lladrovci tha se Arta Rama-Hajrizi i takon gjeneratës së shtetndërtimit, e cila me kompetencë ndër vite, dëshmoi profesionalizëm, guxim dhe parime në çdo përgjegjësi institucionale.

Postimi i plotë:

Moneytizer Paragrafi 4

Kur kam deklaruar se Kushtetuta nuk është llastik, e kam pasur parasysh se kush është në krye të saj.

Znj. Arta Rama-Hajrizi i takon gjeneratës së shtetndërtimit, e cila me kompetencë ndër vite, dëshmoi profesionalizëm, guxim dhe parime në çdo përgjegjësi institucionale.

Kosova bëhet shtet i nderuar, kur ka institucione të besueshme dhe udhëhiqen nga personalitete si znj. Arta Rama-Hajrizi.

Unë kam qenë shumë i bindur se ajo nuk i nënshtrohet asnjë presioni dhe se Kushtetutën e interpreton drejtë, duke mos e humbur fuqinë e vet qytetari nëpërmjet Parlamentit i cili bart përgjegjësitë e mëtejme shtetërore.

Krenar me Juve znj. Arta Rama-Hajrizi. Ju i bëni nder Kosovës dhe qytetarëve të saj!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]