Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pse nuk mund të mbahet kontakti sy më sy gjatë një bisede

nga Revista Kosovarja

Hulumtimet e reja sugjerojnë se ka arsye të mira shkencore prapa asaj se përse shumica e njerëzve kanë vështirësi ta shikojnë dikë në sy dhe ta mbajnë një bisedë me të. Duket se nuk është që këta persona janë të çuditshëm, por truri i njeriut nuk mund të përballojë detyrat e të menduarit për fjalët adekuate dhe njëkohësisht të përqendrohet në një fytyrë.

Mbi artikull

Efekti bëhet edhe më i dukshëm kur dikush flet fjalë më të pazakonshme, të cilat vijnë si pasojë e përdorimit të të njëjtave burime mendore si mbajtja e kontaktit me sy. Shkencëtarët e Universitetit të Kyotos, përmes eksperimenteve të tyre, kanë zbuluar se pjesëmarrësit e kanë pasur më të vështirë t’i formulojnë fjalitë kur kanë qenë duke parë dikë në sy.

Kjo nuk do të thotë se është e pamundur mbajtja e kontaktit sy më sy dhe realizimi i një bisede, por mundësitë janë të mëdha që të dyja këto i shfrytëzojnë të njëjtat burime kognitive dhe ndonjëherë këto burime mund të ‘pakësohen’.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]