fbpx

Lladrovci: Sami Lushtaku na sulmoi nën brez, tha që e çuam Thaçin në Hagë

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se nënkryetari i Skenderatj, Sami Lushtaku e ‘ka sulmuar nën brez, sikur ai e ka çuar Hashim Thaçin në Hagë’.

Sipas Lladrovcit, pas 35 viteve miqësi, me Lushtakun u prishën për interesa personale, sipas tij, të Lushtakut për të ndërtuar ku nuk ka të drejtë të ndërtojë.

“Sami Lushtaku para katër vjete më ka luftu nën brez, 35 vjet i kam anagazhim me aktivitet me Sami Lushtakun, çka thotë ai s’po du me ia përmend emrin, ato dy shkronja kur i bën bashkë ato dalin më keq. Çka thotë ai për neve, na ndreqim e jemi nreq”, tha Lladrovci.

“Para katër vjete, kur e kena majt konventën Enver Hoxha ka mbet ushtrues detyre dhe ka kandidu, Memli Krasniqi ka thënë se do me kandidu. Jam i vetmi që kam bë letër, kur i kam thanë Enver Hoxhës, “të lutëm miku im, tërhiqu se je vonu me kandidu”. Mos na le dy kandidat me përça partinë sepse krerët tanë nuk janë këtu. Edhe Enveri e ka tërheq”, vijoi tutje ai.

Lladrovci tregoi nëse janë përpjekur si PDK që këtë diskutim mos ta bëjnë publik, por ta diskutojnë brenda partisë.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]