fbpx

L’Occitane en Provence: Magjia franceze e kujdesit për lëkurën dhe flokët, tani me ofertë në Kosovë

nga Revista Kosovarja

L’Occitane en Provence sjell më të mirën e natyrës franceze në produktet e saj ikonike për kujdesin e lëkurës dhe flokëve. Nga kremrat me gjalp shea, te vajrat vezullues dhe spërkatësit freskues me aromë lulesh, çdo produkt është një ftesë për të përjetuar bukurinë në formën më të pastër.

Përdorni kodin promocional @Kosovarja15 dhe përfitoni 15% ulje në blerjet tuaja. Oferta vlen në të gjitha dyqanet fizike të L’Occitane në Kosovë – Albi Mall dhe Prishtina Mall, si dhe online në ks.loccitane.com.

NEROLI & ORCHIDEE SHIMMERING OIL

Në netët e verës, lëreni lëkurën tuaj të shkëlqejë e të japë më të mirën e saj me këtë vaj trupi vezullues nga L’Occitane. Aroma e tij elegante që ndërthur orkidenë dhe lulet e portokallit do t’ju mbetet gjatë në lëkurë dhe shqisa.

SHEA BUTTER FOOT CREAM

Jemi në sezonin e sandaleve, shapkave dhe ngjyrave vibrante, e për këtë nevojitet një kujdes i shtuar që këmbët tona të duken gjithnjë të buta e të kuruara. Shea Butter Foot Cream është i pasuruar me 15% gjalp kariteje — një trajtues i fuqishëm që zbut ndjeshëm thatësinë e këmbëve, ndërsa Arnika + Vaj Lavande qetësojnë lodhjen dhe ngarkesën e përditshme. Vetëm pas një nate, këmbët do të ndjehen më të buta, të lëmuara dhe të ndritshme si një petale.

INTENSIVE REPAIR

Riparim intensiv, transformim i flokëve tuaj. Një koleksion i domosdoshëm për t`i rikthyer gjallërinë dhe butësinë flokëve të thatë dhe të dëmtuar. Në zemër të këtij koleksioni qëndron një përzierje inovative prej 5 vajrash esencialë (Anxhelika, Ylang-Ylang, Portokall i ëmbël, Lavandë, Barbarozë), në kombinim me proteina bimore, pro-vitaminë B5 dhe phytoceramide nga luledielli. Ky koleksion flokësh ka të gjitha produktet që ju nevojiten: shampo, balsam, maskë, vaj trajtues si dhe mbrojtës nga nxehtësia.

CHERRY BLOSSOM MULTIPURPOSE MIST

Një dozë freskie kudo dhe kurdo që dëshironi. Ky spërkatës multifunksional është një produkt i domosdoshëm për freskuar dhe hidratuar fytyrën, flokët edhe trupin. Aroma e tij kombinon lulet dhe frutin e qershisë dhe ndjehet aq e brishtë dhe delikate si një fllad i butë pranveror. Mbajeni gjithmonë në çantën tuaj dhe jeni gati për ta shijuar ditën në maksimum; të hidratuar dhe me atë aromën e mirë që të gjithë e dëshirojmë.

IMMORTELLE DIVINE CREAM

Eliksir i rinisë dhe bukurisë së lëkurës suaj. Ky krem është fitues i disa çmimeve, për disa vite radhazi si ‘kremi më i mirë kundër rrudhave’’. Tekstura e tij e kadifenjtë shkrihet menjëherë në lëkurë duke i ofruar asaj një butësi të mëndafshtë dhe shkëlqim rinie. Përbërësi magjik është bima Immortelle, e cila nuk vyshket kurrë edhe pasi këputet dhe mbart veti fantastike rigjeneruese dhe antioksiduese. Ekstrakti superior i Immortelle është një alternative 100% natyrale e retinolit, por pa efektet e tij të padëshiruara. Një nga kremrat më të shitur të L`Occitane, që trajton rrudhat dhe shenjat e plakjes me finesën dhe ndjesinë luksoze sikur të ishit në një SPA.

SHEA BUTTER ULTRA RICH BODY CREAM

Ekspozimi ndaj temperaturave të larta shkakton dehidratim të lëkurës dhe prishje të barrierës së saj mbrojtëse, duke rezultuar në lëkurë më të thatë, pa shkëlqim dhe shpeshherë me ndjesi parehatie si kruarje, tërheqje apo irritim. Ky krem trupi është i pasuruar me 25% Gjalp Shea (kariteje) i cili ofron 72 orë hidratim dhe butësi afatgjatë për lëkurën. Me një butësi të mëndafshtë dhe ndjesi rehatie, ky krem trupi është ajo që ju duhet këtë verë. Akoma më mirë; mund të përdoret nga e gjithë familja.

Përfitoni tani 15% ulje me kodin @Kosovarja15 në dyqanet L’Occitane në Albi Mall, Prishtina Mall dhe online në ks.loccitane.com.

https://ks.loccitane.com/

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]