Mbrëmë vëllai i Anita dhe Lola Haradinaj i dha fund beqarisë me një dasmë madhështore.
Për këtë natë speciale të Leartit me Sabinën, motra e tij ka thur vargjet emocionuese duke treguar dashurinë dhe lidhjen që gëzon me vëllain, shkruan “Kosovarja”.
Mes vallëzimit të çiftit Lola është shprehur “Sonte është një natë që do e kem përgjithmonë në kujtime si momentet më të veçanta të jetës sime. Është e bukur po aq edhe e ndjeshme. Lidhja ime me ty Leart është ndryshe. Nuk jam veç motra jote, jam pak dado, mam e shoqe. Jam e lumtur pafund për ty, Sabinën, për dashurinë e juaj për ditët që do ju vinë me pas. Unë sonte po gëzoj, këndoj po me zemër këto fjalë e kjo nate është edhe për ty mam, je engjëlli jone mbrojtës atje lart”.
Me një urim që ndërthur gëzimin dhe mallin, Lola tregoi edhe një herë se familja është e shenjtë dhe mbetet vlera më e qëndrueshme në çdo etapë të jetës.