Loredana Zefi dhe ylli i Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, janë pa diskutim një nga çiftet më të komentuar dhe të pëlqyer në botën e showbizit dhe sportit.
Së fundmi, këngëtarja shqiptare ndau me fansat një seri fotosh ekskluzive nga udhëtimi i tyre në një aeroplan privat, ku shfaqen krah për krah të relaksuar dhe plot dashuri. Në imazhe nuk mungon as vajza e Loredanës, Hana, e cila është bërë pjesë e pandarë e aventurave të familjes.
Kabina e aeroplanit tregon luksin në çdo detaj — nga ambientet elegante te komoditeti i jashtëzakonshëm — duke zbuluar stilin e jetës së çiftit që po bën xhiron e rrjetit.
Karim, përveç talentit në fushë, ka treguar edhe dashurinë dhe respektin e veçantë për kulturën shqiptare, duke vizituar Kosovën si surprizë për Loredanën dhe fansat e tyre.
Çifti po tregojnë se dashuria e tyre është më shumë se një thashethem — është një lidhje e fortë dhe një familje moderne që po thyen çdo barrierë mes artit dhe sportit.