fbpx

Loredana flet për herë të parë për Mozzik

nga Revista Kosovarja

Loredana dhe Mozzik janë një nga çiftet më të përfolur për ndarjet dhe ribashkimet e shumta mes tyre, por ndoshta me këtë postim, Loredana i dha fund njëherë e mirë zërave dhe foli drejtpërdrejt pa “quotes” të postuara në Instagram, pa ironi dhe pa lëvizjen tipike “follow-unfollow” në Instagram:

“Disa tashmë e kanë vënë re ose kanë dyshuar se mes meje dhe Mozzik ka përsëri probleme. Ne jemi thjesht dy kokëfortë që nuk mundemi as me njëri-tjetrin, as pa njëri-tjetrin. Faza e albumit ishte aq intensive, saqë të dy e kuptuam se mund të qeshim së bashku për 10 orë në ditë, por nuk arrijmë të kemi një marrëdhënie të shëndetshme. Megjithatë, jam shumë e lumtur që arritëm ta bëjmë këtë album dhe që u përpoqëm përsëri. “No Rich Parents” ka dalë i mrekullueshëm! Jam vërtet kurioze të di ç’mendoni për albumin. Mozz dhe unë do vazhdojmë të mbetemi në kontakt. Ai më ka bërë dhuratën më të bukur të jetës sime :)”

Këngëtarja vazhdon:

Lexo edhe: Asamblisti i PSD-së luan rolin e ekspertit të futbollit: Fyen rëndë Vedat Muriqin
“[…] Megjithë ndarjen tonë, ne arrijmë të shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin, të rrisim Hanën bashkë dhe të jemi në gjendje të bisedojmë me njëri-tjetrin me kokën lart. Kjo është ndoshta arritja më e madhe që kam bërë ndonjëherë.”

Pasi lajmëron për këngën e re, Loredana e mbyll duke thënë:

“Të gjithë me siguri po mendojnë tani “Telenovela e përditshme e Loredanës” do të vazhdojë, por për fat të keq kjo është jeta reale”, ndoshta për të përmbyllur kështu njëherë e mirë gjithë historinë dhe thashethemet për lidhjen/ndarjen e saj me Mozzik.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Loredana (@loredana)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]