Reperja dhe këngëtarja e njohur Loredana Zefi sa vjen e komentohet më shumë për dukjen dhe projektet që ajo është duke i publikuar së fundmi, shkruan Kosovarja.
Si duket ajo nuk po ka të ndalur, vetëm para pak ditësh ajo publikoi këngën e saj të fundit në bashkëpunim me reperin e njohur shqiptar Mozzik.
Kënga është duke rezultuar mjaft e suksesshme duke arritur kështu për shumë pak ditë miliona klikime në Youtube.
Ndërkaq ajo së fundmi ka postuar në Instastory një video ku duket se ka vendosur të ndryshoj “Look”.
Deri në foton e saj të radhës nuk e dimë se si do të na vijë reperja kësaj here. /Kosovarja/