Gazeta Express sqaron opinionin se mbrëmë në tekstin “Koci për kamarierët shqiptarë: po u vjen era djers – s’po mund as të hash ushqim”, në të cilin citohet Avokati Arianit Koci në emisionin “Pressing” të T7, është bërë një lëshim i redaksisë.
Deklarata e Kocit është nxjerr nga konteksti gjatë debatit mes panelistësh. Express i kërkon falje z. Koci dhe lexuesve për këtë lëshim të paqëllimshëm. Gjatë tërë debatit, avokati ka mbajtur qëndrim shumë pozitiv ndaj bregdetit shqiptar dhe ka folur me tone pozitive për turizimin dhe njerëzit atje.
Policia dënon shoferin e autobusit që përdori telefonin gjatë vozitjes në autostradën ‘Ibrahim Rugova’
Teksti i Gazetës Express, mbrëmë, shkaktoi shumë reagime të njerëzve të cilët nuk e kishin parë debatin, por vetëm titullin e lajmit. Për çka, e konsideruam të nevojshëm që ta bëjmë këtë reagim.