fbpx

Loredana më e ashpër se kurrë me Jozin, kjo është arsyeja

nga Revista Kosovarja

Loredana duket se ka vendosur që të ndahet nga Jozi pas një debati që patën pasditen e sotme. Banorja është bërë me nerva me të dashurin e saj, i cili është bërë me Rozanën gjatë një debati mes tyre.

Ajo i tha Jozit që më mirë të qepte gojën e mos të fliste se sa të ndërhynte.

“Të lutem se më ngrite nervat aq shumë sa nuk e ke idenë. Ik mos më rri afër, nga sot nuk ekzistoj në shtëpi për ty”, i tha ajo banorit.

Ndërkohë ky i fundit iu drejtua:

“Meqenëse e paske kaq lehtë, në rregull, ça të them, pengesë nuk bëhem. Thjesht po tregon veten tënde asgjë më shumë. Meqë kaq lehtë e paske”.

Kujtojmë se lidhja e Loredanës dhe Jozit ka patur shumë ulje dhe ngritje brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Mes tyre nuk kanë munguar debatet, por sërish janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit.

Pjesë nga debati:

Jozi: O hutaqe është duke u tallur me ty

Loredana: Ik aman se më ngre nervat. Hutaq je ti që bëhesh me Rozanën

Jozi: Nuk isha duke u bërë me Rozanën

Loredana: Hutaq je ti që vete e mbron Rozanën. Më mirë qepe atë gojë mos fol fare se sa të futesh aty

Jozi: Mos më thuaj mua qepe

Loredana: Të lutem se më ngrite nervat aq shumë sa nuk e ke idenë. Ik mos më rri afër, nga sot nuk ekzistoj në shtëpi për ty

Jozi: Betohu

Loredana: Betohem

Jozi: Betohu për mamin

Loredana: Betohem për mamin

Jozi: Ok, mirë

Gjesti: Në shtëpi po thotë, se jashtë mund të jeni bashkë sërish

Jozi: Meqenëse e paske kaq lehtë, në rregull, ça të them, pengesë nuk bëhem. Thjesht po tregon veten tënde asgjë më shumë. Meqë kaq lehtë e paske.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]