Këngëtarja Loredana duket se ditën e sotme është zgjuar plot energji e disponim.
Kështu të paktën lanë të kuptojnë disa ‘story’ që ajo nisi t’i ndante në mediat sociale që nga mëngjesi.
E mes tyre, ajo ndau një fotografi të Hanës, vajzës së saj nga romanca me Mozzik, dhe jo vetëm.
Përmes disa imazheve, Loredana na prezantoi edhe me disa kënde nga dhoma e gjumit e bukuroshes së saj.
Dhoma e mobiluar enkas për Hanën, duket e mbushur me lodra dhe rroba të vajzës së Lorit.
Kujtojmë se Loredana prej kohësh është martuar me futbollistin e famshëm Karim Adeyemi.