fbpx

Loredana nuk heq dorë nga Jozi, ky është veprimi radhës

nga Revista Kosovarja

Lidhja e shumëpërfolur mes Loredanës dhe Jozit ka qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Ditë me parë Jozi ka hequr nga lista e ndjekësve modelen dhe bashkë me të edhe kujtimet nga e kaluara, duke e vërtetuar se tashme nuk janë bashkë.

Por mesa duket Loredana nuk e ka ndërmend te heq dorë nga ai, pak orë më parë, ajo publikoi një video në profilin e saj në TikTok, ku në sfond dëgjohej një nga këngët e Jozit, shkruan “Kosovarja”.

Ajo e shoqëroi videon me një mbishkrim domethënës “Ana tjetër e medaljes”, një frazë që menjëherë ngjalli reagime të shumta nga ndjekësit.

A është kjo një tentativë për pajtim apo thjesht një shprehje e ndjenjave të papërmbajtura? Kjo mbetet për t’u parë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]