fbpx

Loredana po kërkon një lidhje të re pas ndarjes nga Jozi?

nga Revista Kosovarja

Loredana Brati është një nga ish-banoret më të komentuara të edicionit të katërt të “ Big Brother VIP”. Në puntatën e fundit të “Goca & Gra”, ajo ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Teksa po flisnin për lidhjet dhe për ndarjet, Loredana fillimisht u shpreh se ‘ka shumë pengje’:

“Kam bërë disa gabime që nuk duhej të kisha bërë, por si themi ‘çdo gjë ndodh për një arsye’”.

E pyetur nëse ‘do i rikthehej një lidhjeje për të rregulluar atë çka ke bërë gabim dhe për t’a patur prapë atë person’, Brati u përgjigj:

“Unë faktikisht kërkoj të jem shumë e mirë në lidhjet e mia, por përderisa më kanë çuar të bëja disa lëvizje, s’ka qenë faji im, ka qenë i personit tjetër dhe prandaj. Ndoshta nuk do i lejoja atij personit t’a shtynte aq shumë muhabetin. Do ta mbyllja më përpara, nuk do ta vazhdoja, nuk do e zgjasja”.

“Ti je një vajzë e re, sapo ke dalë nga Big Brother, je shumë e bukur, e ëmbël dhe e hapur, natyrë e çiltër, si kemi qenë me kërkesat këtë periudhë?”, e pyeti më pas Rudina Dembacaj.

“Jo keq”, tha Loredana e cila duke qeshur shtoi: “Më duket se i kam vënë pak djemtë në sedër për çështjen e palestrës, se më dërgojnë foto nga palestra. Nuk jam aq e fiksuar me muskujt me thënë të drejtën”.

Deklarata e saj u interpretua nga fansat si një shenjë që është e hapur për një lidhje të re pas ndarjes nga ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Joz Marku.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]