fbpx

Lorenc Hasrama publikon për herë të parë partneren e tij të re

nga Revista Kosovarja

Këngëtari Lorenc Hasrama ka folur disa herë publikisht për partneren e tij, duke bërë edhe deklarata shumë romantike.

Edhe së fundmi, në një nga intervistat e tij, ai ka folur për të e për lidhjen që dashuria ka me muzikën që shkruan.

“Muzika dhe dashuria… Dashuria për muzikën dhe për person… Unë luaj vendit për gjërat që dua, për karrierën time, për njerëzit e mi. Luaj për çdo gjë që ka vlerë në jetën time.”-tha ai.

Pra duke konfirmuar kështu lidhjen e tij të re, ndonëse nuk ndau detaje të tjera rreth asaj që ia ka vjedhur zemrën.

Ndonëse emrin nuk e ka zbuluar akoma, së fundmi këngëtari ka ndarë disa foto me partneren duke i treguar edhe portretin.

Nga imazhet dyshja duken të qeshur dhe shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]