fbpx

Lorenci thumbon Kristin: E pati por nuk diti ta mbante

nga Revista Kosovarja

Ftohja mes Keisit dhe Kristit u vu re pas hyrjes së Lorenc Hasramës në shtëpinë e Big Brother.

Dyshja shihen shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit në shtëpi, ndonjëherë edhe duke u ngacmuar me fjalë ose përkëdhelje.Kështu ndodhi edhe së fundmi, ku në këtë mes u përfshi edhe Kristi.

Ishte Jori ajo që e pyeti Kristin nëse është xheloz për Lorencin dhe përgjigja e tij ishte e prerë: “fare”.

Pas kësaj Lorenci reagoi duke thënë: “Pse duhet të bëhet xheloz ai, ato s’janë bashkë, ai nuk diti ta mbajë. Po të dinte ta mbante”.
Edhe në media u përfol për një histori dashurie mes Keisit dhe Lorencit jashtë BB, por le të shohim se çdo të ndodhë më çiftin në vijim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]