Loreta Kaçka – Lori njihet si një nga këngëtaret më të dashura për publikun, e cila ka krijuar tashmë një karrierë mjaft të suksesshme në muzikë.
Këngëtarja ka prejardhjen nga Shqipëria, por që jeton tash e disa vite në Prishtinë, ku ka krijuar edhe shoqërinë e saj, shkruan “Kosovarja”.
Lori njihet jo vetëm për zërin e bukur që ka, por edhe për paraqitjen e saj skenike, pasi gjithmonë vjen me stil unik dhe e kuruar në detaje.
Ajo gjithashtu i shfrytëzon mjaft shumë edhe rrjetet sociale, ku shpesh ndanë fotografi të ndryshme për ndjekësit e saj.
Së fundi ka publikuar disa imazhe, ku shfaqet në top-formë, e veshur me shumë ngjyra, tamam stil pranveror, duke na lënë të kuptojmë se vitet për të janë vetëm numra.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor i saj është coveri i këngës së Bertan Asllanit “Kujt i thua xhan”, që Lori sigurisht e solli në verzion shumë të bukur. /Kosovarja/