fbpx

“Loti i gurbetqarit” dhe “Dasëm me shyhret”, hitet e reja të këngëtarit Driton Jakaj

nga Revista Kosovarja

Këngëtari i njohur i muzikës folklorike e popullore, Driton Jakaj, nuk po ndalet së lansuari këngë të reja të shoqëruara me videoklipe.

Jakaj, së fundi ka prezantuar disa këngë në programet festive të vitit të ri, ndërkohë që publiku e ka pritur shumë mirë këngën me titull “Loti i gurbetqarit”.

Muzika, teksti dhe orkestrimi i këngës “Loti i gurbetqarit” mbajnë vulën e Besnik Zikollit.

Ndërkohë, këngëtari i mirënjohur së fundi ka ardh edhe me një potpuri këngësh në duet me Hyra Sallahu.

“Dasëm me shyhret” është kënduar në “Barsha party” dhe është potpuria e zjarrtë që duket se do ti ndezë dasmat e këtij viti.

Jakaj, është një nga më të angazhuarit në dasma dhe ahengje. Ai, nuk ndalet së sjelluri edhe këngë e videoklipe që e godasin shijen e publikut.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]