fbpx

Luana Vjollca bashkëpunim me yllin e HIT-it me 600 milion klikime? Reagon ylli latin

nga Revista Kosovarja

Luana Vjollca po shijon shumë suksese tani, pasi u bë pjesë e “Sony Music” pasoi suksesin me “1 Mije Vjet”, më pas erdhi me një linjë të sajën “Luana Vjollca Shop”, ku na mahniti me koleksionin e çantave dhe kapeleve, “handmade”.

Por Luana nuk di të ndalet dhe si duket ka rezervuar surpriza për të gjithë ne. Nëse shohim me kujdes në Instagramin e saj vemë re se tashmë ajo dhe një tjetër yll latin, po ndjekin njëri-tjetrin.

Bëhet fjalë për IamChino, një artist latin mjaft i pëlqyer në mbarë botën. Ai është fitues i çmimeve Grammys, por edhe bashkëpuntor i ngushtë me Pitbull, pasi është dj zyrtar i tij gjithashtu.

IamChino ka shumë HIT-e, por ajo që është më e dëgjuar është kënga “Ay Mi Dios” në bashkëpunim me Pitbull, Yandel, Chacal e cila numëron mbi 600 milion klikime.

Si duket ai dhe Luana kanë bashkuar forcat pasi këtë e tregon edhe me anë të një postimi në Insta Story, ku tregon se ai dhe “showgirl”-i shqiptar po bashkëpunojnë. Tani këtë na tregon “story” i IamChino, por ne jemi në pritje për një konfirmim nga dyshja, edhe pse Luana i ka dhënë “like” postimit.

Kujtojmë se Lele Pons, Guaynaa, T-Pain, Topic I HIT-it “Breaking Me” e shumë artistë me të cilët edhe ka bashkëpunuar, kanë ndjekur moderatoren e njohur shqiptare në Instagram. Ku i dihet çfarë planesh e projekte ndërkombëtare që po na fsheh Luana.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]