fbpx

Luana Vjollca kapet “mat”, detaji në veshjen e saj nxit kritika në rrjet

nga Revista Kosovarja

Mbrëmjen e djeshme, gjatë prezantimit të “Ferma VIP”, Luana Vjollca ka tërhequr vëmendjen e publikut, jo vetëm për paraqitjen elegante me fustanin e bardhë, por edhe për një detaj që nuk i ka shpëtuar syrit të ndjekësve.

Në rrjet kanë qarkulluar disa foto ku duket një formë e pazakontë në pjesën e ijëve dhe vitheve të saj.

Ndjekësit kanë komentuar se ajo mund të ketë përdorur mbushje për të theksuar më shumë format trupore.

Pavarësisht komenteve, Luana nuk ka reaguar ndaj zërave në rrjet, por një gjë është e sigurt: interneti nuk lë asgjë pa vënë re.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]