Luana Vjollca dhe mbesa e saj Marget duket se kanë një lidhje të veçantë së bashku, e këtë e tregojnë herë pas here në rrjete sociale, ku edhe ndajnë momentet e ëmbla mes tyre.
Ditën e sotme Luana ka ndarë me ndjekësit një foto të dorës së saj instastory, ku ajo çfarë bie në sy është një unazë me një njëbrirësh e plot ngjyra.
Luana ka treguar se unazën ia ka dhuruar e vogla Marget, duke shprehur me humor se e vendos seriozisht edhe në takime pune.
Marrëdhënien e ngushtë që Luana ka me të motrën e saj, Marinën, duket se e ka përcjellë edhe tek vogëlushja Marget dhe na shkriu zemrat me dashurinë që përcjell.