Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Lufta në Iran goditje për ekonomitë, cilat vende në Evropë do e pësojnë më keq?

nga Revista Kosovarja

Lufta në Lindjen e Mesme ka shkaktuar tronditje në shumë ekonomi të botës.

Mbi artikull

Në emisionin “Ora Shtatë”, për këtë çështje foli ekonomisti, Safet Gërxhaliu, transmeton Klankosova.tv.

“Tani jemi në një situatë të re. Ngushtica e Hermuzit është një ndër arteriet kryesore jo veç për eksportin e naftës, mirëpo edhe për produkte të tjerë, sepse në këtë ngushticë janë të lidhura tetë shtetet më të fuqishme ekonomike, dhe falë kësaj lufte, sa janë të dëmtuar blerësit e naftës, po aq janë të dëmtuar edhe eksportuesit e naftës”, u shpreh Gërxhaliu në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se ekonomitë që do të kenë tronditjen më të madhe nga kjo që po ndodh në botë, sipas tij, janë ekonomia e Kinës, Japonisë, Indisë, Arabisë Saudite, po ashtu edhe e Pakistanit.

Moneytizer Paragrafi 4

Po ashtu, ekonomisti tha se imune nga kjo situatë nuk do të jetë as Evropa, duke cekur shtetet si Franca, Gjermania dhe Italia.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]