Ministria e Administratës së Pushtetit Lokal ka hedhur poshtë shkarkimin e kryesuesit të LVV-së, Uran Halimi.
Ky i fundit, me shumicë votash (me kërkesë të LDK-së) është shkaruar nga posti i kryesuesit të Kuvendit Komunal në Dragash.
“Ministria e Pushtetit Lokal ka njoftuar se seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Dragashit, e mbajtur me 24 nëntor është në kundërshtim me Ligjin Nr. 03/L-040 për Qëverisje Lokale.
Këzhtu që vendimet e miratuara nga Kuvendi Komunal i Dragashit në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur me datë 24.11.2023 nuk prodhojnë efekte juridike”.
Ndërsa, gjatë ditës së sotme, pas vendimit të MAPL-së, thirret përsëri seancë e jashtëzakonshme për shkarkimin e Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Dragashit.
Kjo mbledhje e paralajmëruar për datën 13.12.2023 nga ora 10:00 është thirrur nga asamblisti më i vjetër i Kuvendit Komunal, Mehmet Spahiu (LDK). /Indeksonline