fbpx

Luiz Ejlli emocionon me fjalët për të bijën

nga Revista Kosovarja

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania 2”, Luiz Ejlli, ka ndarë një moment tepër të ëmbël në rrjete sociale, duke publikuar një foto me vajzën e tij të vogël dhe një tekst emocional që ka prekur ndjekësit.

“Jam heroi i saj… Jo sepse kam fuqi magjike, por sepse jam thjesht… babai i saj”, shkruan Luizi, duke reflektuar mbi rolin e tij si prind.

Ai shprehet se jeta i ka dhënë dhe marrë shumë, por lindja e vajzës ishte momenti ku ndjeu se kishte fituar gjithçka që i duhej.

Kjo foto nuk është thjesht një kujtim. Është dëshmi që Zoti më besoi një mrekulli. Jam babai i saj, dhe ky është titulli më i madh që do mbaj ndonjëherë”, përfundon ai, në një dedikim që ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive.

Ky postim i Luizit, vjen si një dëshmi e lidhjes së tij të thellë emocionale me fëmijën, duke sjellë një tjetër anë të ndjeshme të artistit që ka fituar zemrat e publikut.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]