Luiz Ejlli është rikthyer totalisht në qendër të vëmendjes përmes “Big Brother VIP Albania”.
Loja e Luizit në këtë format televiziv nuk ishte aspak lineare, pasi ai gjatë 133 ditëve të qëndrimit aty ka krijuar situata nga më të ndryshmet, duke nisur nga debatet e forta, tensionet e trazirat, por edhe historia e dashurisë.
Fenomeni i këtij edicioni të “BBVA”, në natën finale është martuar ligjërisht me prezantuesen Kiara Tito dhe martesa e tyre është celebruar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ndërkohë, Luizi e ka arritur edhe aspiratën më të madhe në shou, triumfin dhe marrjen e shumës së premtuar prej 100 mijë euro.
Pas një gare të gjatë e sfiduese, Luiz Ejlli ia ka dalë të jetë fituesi i këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”.