fbpx

Luiz Ejlli: Nëse do të vinte Butrinti do më nxirrte komplet jashtë loje

nga Revista Kosovarja

Pas afrimitetit që pati Luizi me Kiarën, u tha se në shtëpi do të hynte këngëtari Butrint Imeri, i cili njihet si ish-i dashuri i moderatores shqiptare.

Kjo duket se është nuhatur brenda edhe nga vetë Ejlli, gjersa së fundmi ka biseduar me Kiarën, Efin dhe Maestron për këtë.

Ai tha se nëse do të hynte artisti nga Kosova në BBVA do ta nxirrte atë komplet jashtë loje.

“Ai është problem. Se ti mund të thuash pavarësisht se jam ndarë me të kam raporte miqësore dhe ajo më nxjerr mua jashtë loje komplet”, u shpreh Luizi.

Nga ana tjetër, Efi dhe Kiara i kërkuan të mos përmend emra të personave që nuk ndodhen aty.

Butrinti u tha se do ta befasonte Kiarën për ditëlindjen e 27-të, megjithëse një gjë e tillë nuk ndodhi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]