Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka surprizuar ndjekësit me pamjet e fundit në ‘instagram’.
Luizi dhe Mimoza Shkodra shihen së bashku, ndërsa ndajnë me publikun lajmin më të fundit.
Dy artistët po punojnë për projektin e tyre të ri muzikor, i cili do të jetë një bashkëpunim edhe me këngëtaren e njohur Nora Istrefi.
Të dy janë shprehur entuziastë për këtë bashkëpunim, duke premtuar diçka ndryshe për publikun shqiptar, shkruan “Kosovarja”.
Detajet mbeten ende të pakta, por duket se prapaskenat po sjellin një surprizë të bukur për adhuruesit e muzikës shqiptare.