fbpx

Luizi dhe Jori kanë pasur diçka jashtë?

nga Revista Kosovarja

Që në ditët e para të hyrjes së Jorit “Big Brother Vip Albania” u vu re afrimiteti i saj me Luizin.

Mbrëmjen e djeshme, teksa banorët kanë qenë në oborr, një deklaratë e Luizit ka tërhequr vëmendjen.

Mes të qeshurash, ai ka ngacmuar Jorin duke i thënë që t’i tregojnë të gjithë banorëve si janë njohur ata kohë më parë.

E vendosur në siklet ka buzëqeshur duke thënë që është diçka që ka ndodhur shumë kohë më parë.

Mbetet për tu parë nëse ky moment do të sillet në vëmendje në spektaklin e së martës për të qenë të gjithë më të qartë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]