fbpx

Luizi dhe Kiara publikojnë videon prekëse nga lindja e vajzës

nga Revista Kosovarja

Çifti i njohur Luiz Ejlli dhe Kiara Tito për ditëlindjen e vajzës kanë ndarë një moment shumë të veçantë me ndjekësit.

Luna Mari sot feston ditëlindjen e parë, e për këtë çifti ka emocionuar rrjetin duke publikuar pamje intime nga çasti kur erdhi në jetë vajza e tyre, shkruan “Kosovarja”.

“Në këtë çast ndaloi koha…dhe nisi përjetësia jone kur erdhe ti Luna Marí Ejlli. 30.04.2024”ishin fjalët e tyre. Videoja, e postuar në rrjetet sociale, ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive ku ndjekësit i urojnë çiftit jetë të gjatë e plot lumturi me vogëlushen e tyre.

Me këtë gjest të ndjerë, Luizi dhe Kiara kanë treguar edhe një herë lidhjen e tyre të fortë dhe dashurinë e pakushtëzuar për njëri-tjetrin dhe për vajzën e tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]