Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Luizi e Klodi bashkë në skenë, ndjekin Kiarën dhe Elijonën

nga Revista Kosovarja

Mbrëmjen e djeshme janë zhvilluar xhirimet e episodit të radhës të spektaklit të humorit “Portokalli”.

Mbi artikull

Mes të ftuarve specialë të kësaj jave, vëmendjen e mori finalistja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Kosova”, Elijona Binakaj. Mirëpo, përtej skenës, ajo që po bën xhiron e rrjetit është pikërisht ajo që ka ndodhur në prapaskenat e programit.

Në rrjetet sociale ka qarkulluar me shpejtësi një video virale ku shihen dy personazhe shumë të komentuar: fituesi i “BBVIP 2”, Luiz Ejlli, dhe ish-finalisti i “BBVK”, Klodian Mihaj. Prania e Luizit nëpër korridoret e xhirimeve nuk përbën çudi, pasi ai pothuajse gjithmonë ndodhet aty për të mbështetur bashkëshorten e tij, Kiara Titon, e cila moderon spektaklin.

Megjithatë, ajo që ka zgjuar kuriozitetin e të gjithëve ka qenë prania e Klodit në Tiranë.

Moneytizer Paragrafi 4

Klodi ka udhëtuar drejt Shqipërisë posaçërisht për të shoqëruar dhe mbështetur Elijonën gjatë xhirimeve të saj në “Portokalli”. Kjo video e kapur në prapaskenë vjen në mesin e thashethemeve të shumta që po qarkullojnë së fundmi, ku dyshja përflitet se kanë nisur një romancë dashurie pas përfundimit të rrugëtimit të tyre televiziv.

Ky gjest i Klodit, duke i qëndruar pranë Elijonës në hapat e saj të parë pas daljes nga shtëpia e famshme, duket se ka përforcuar akoma më shumë dyshimet e fansave se mes tyre ka diçka më shumë se thjesht miqësi.

@luiz_kiara2023 Lui te studioja e Portokallise me Klodin e Big Brother Kosova.🫶🫶 #luizejlli👑♥️ ♬ original sound – lukilu_2023

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]