Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Luizi i përmend ish-të dashurin! Si reagoi Olta?

nga Revista Kosovarja

Një situatë e sikletshme ka ndodhur së fundmi mes Olta Gixharit dhe Luiz Ejllit.

Në fakt situata të tilla ka pafund mes tyre, por kjo është e një tjetër natyre. Nëse ishte e qëllimshme apo jo nga ana e Luizit, këtë nuk e dimë.

Ç’ka ka ndodhur është se ai i ka përmendur Oltës ish-të dashurin, Olsi Mingomata, i cili ka qenë në “Big Brother 1”. Ai krijoi lidhje me Noçen ndonëse kishte një të dashur jashtë dhe historia e tyre u bë e bujshme asokohe.

Kohë më pas ai pati një romancë të shkurtër me Oltën. Historia e dashurisë mes tyre nisi në vitin 2011 gjatë “Dancing With the Stars” ku të dy ishin konkurrentë dhe zgjati 4 muaj. Ndarja thuhet se erdhi për faktin se Olta ndihej më superiore se ai dhe madje mes miqsh e kishte pohuar ato kohë hapur se nuk kishte asnjë plan për ta bërë lidhjen serioze me Olsin.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërkohë gjatë një bisede mes banorëve në Big Brother VIP ku diskutohej për çiftet që mund të kenë kryer marrëdhënie seksuale brenda shtëpisë, Luizi përmendin rastin e Noçes dhe Olsit në sy të Oltës.

Kjo e fundit ndërhyri menjëherë dhe i kërkoi të mos përmendte emra, duke shtuar se “kjo nuk është konfirmuar asnjëherë”.

Pjesë nga diskutimi:

Luizi: Në Big Brother kanë pas kryer marrëdhënie seksuale Noçja me atë Olsin

Olta: Mos përmend emra

Luiz: Ka dalë publike

Olta: Nuk është konfirmuar asnjëherë

Luiz: Nuk është konfirmuar, këtë se di

Olta: Mos përmendni emra ore, se kjo është histori një çik e rëndë…

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]