fbpx

Luizi ka një mesazh për Policinë Ushtarake të Kosovës

nga Revista Kosovarja

Këngëtari dhe ish-fituesi i “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli, ka ndarë një mesazh të fuqishëm në Instastory, duke shprehur respektin dhe mirënjohjen e tij për Policinë Ushtarake të Kosovës.

Në një foto ku shfaqen pjesëtarë të këtij institucioni, Ejlli ka shkruar:

“Nderi i një kombi matet me guximin e burrave që e mbrojnë me uniformë. Ata nuk kërkojnë lavdi, por janë arsyeja pse e gjithë Kosova jeton me dinjitet. Kur sheh këta burra, kupton se Kosova ka rrënjë të thella dhe shtyllë të fortë. Mbi tokë të lirë, ecin burra të fortë. Respekt për Policinë Ushtarake të Kosovës”, përcjell Indeksonline.

Luizi, i njohur për qëndrimet e tij patriotike dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me publikun, edhe këtë herë ka zgjedhur të përdorë zërin e tij për të përçuar një mesazh respekti dhe uniteti kombëtar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]