Luiz Ejlli ka zbarkuar në Prishtinë për premieren e filmit “Në kuadër të dashurisë”.
Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, me të arritur në kryeqytet, është ndalur për një vizitë në “Bagolina”, një nga vendet më frekuentuara e me konceptin më unik në kryeqytet.
Luizi është takuar me pronarin e “Bagolines”, njëherit Kryetarin e Gastronomve të Kosovës, Petrit Kllokoqi.
Të dy kanë pasur një bisedë të këndshme, shkruan “Kosovarja”.
Këngëtari, i cili pas disa vitesh heshtje në botën artistike, u rikthye fuqishëm me pjesmarrjen në “Big Brother VIP Albania”, ku edhe triumfoj.
Luizi, sonte po shijon gjithë vëmendjen në Prishtinë.