fbpx

Luizi mik me Vis Martinajn? Këngëtari: Luanin që u bë i famshëm ia dhuruam ne

nga Revista Kosovarja

Luiz Ejlli është banori më i përfolur i këtij sezoni në “Big Brother VIP”, teksa komentohet për gjithçka që ai bën.

Së fundmi një bisedë e tij me banorët e tjerë ka tërhequr vëmendje, duke ngritur dyshime se këngëtari mund të ketë njohje dhe miqësi me të shumëkërkuarin e drejtësisë Ervis Martinajn.

Luizi u ka treguar banorëve se i kishte bërë dhuratë një shoku të tij dhuratë një luan, së bashku me disa miq të tjerë. Ai ka shtuar se shoku i tij e mbante luanin në shtëpi, në zonën e Shkodrës, dhe se kafsha është bërë shumë viral.

Luizi: E kanë marrë tër ato. E kanë në shtëpi. Ja kemi dhënë këlysh nga Afrika. E mban me 5kg mish në ditë, po nuk e ka problem ai.

Dea: Po si e mban? Në një moment ai të sulmon

Luizi: Po ai për atë e mban.

“Mbreti i lojërave të fatit”, pas zhdukjes së tij kishte lënë amanet luanin, të cilin e mban në shtëpinë e tij si kafshë shtëpiake.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]