fbpx

Luizi reagon pasi në Gjakovë i brohorasin “Olta” nga publiku

nga Revista Kosovarja

Këngëtari Luiz Ejlli ka mbajtur dy koncerte për dy ditë radhazi në një diskotekë të Gjakovës.

Ai ka mahnitur publikun me iinterpretimin e tij, pasi është shndërruar prej muajsh në personazhin më të përfolur në media.

Mirëpo një gjë interesante i ka ndodhur artistin shkodran gjatë një prej koncerteve të tij në Gjakovë, kur disa pjesëtarë nga audienca borohorisnin emrin “Olta”.

Me të dëgjuar këtë, Luizi bëri një reagim shumë interesant teksa kapi mikrofonin në dorë dhe tha: “Olta Olta, po çfarë Olte?’.

Kujtojmë që aktorja Olta Gixhari ishte një nga kundërshtaret e tij më të forta gjatë aventurës së madhe, Big Brother VIP Albania.

Ajo u tërhoq vet nga gara vullnetarisht më datë 1 prill për t’iu përkushtuar familjes, ndonëse shihej si një konkurrente potenciale për në finale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]