fbpx

Luizi tregon se kënga për Kiarën lansohet së shpejti

nga Revista Kosovarja

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, po vazhdon me angazhimet e tij në muzikë.

Ai pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ka sjell disa këngë e bashkëpunime.

Artisti shkodran së fundmi është duke punuar në një këngë të re, e cila i dedikohet partneres së tij, prezantueses Kiara Tito.

I njëjti mes tjerash bën të ditur për fansat se kjo këngë do të lansohet shumë shpejt.

“Shpirtin ty ta fala. Shumë shpejt kënga e re”, ka shkruar ai.

Ky është projekti i dytë që i kushtohet Kiarës, pas atij “Me ty” që e realizoi në Big Brother VIP.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]