Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Luizit nuk i largohet ‘frika’ nga Butrint Imeri, bënë deklaratën e fortë

nga Revista Kosovarja

Këngëtari shqiptar, Luiz Ejlli që nga hyrja në spektaklin Big Brother VIP Albania është bërë ndër emrat më të përfolur.

Mbi artikull

Çdo diskutim i tij, debat me banorët, deklaratë apo batutë kthehet virale në rrjete sociale dhe e gjithë kjo duket se i vjen natyrshëm.

Por, ditëve të fundit Ejlli është ‘fiksuar’ pas këngëtarit tjetër të njohur, Butrint Imeri, i cili vite më parë ishte në një lidhje dashurie me moderatoren Kiara Tito.

Moneytizer Paragrafi 4

Luizi që në fillimi të BBVA ka shprehur pëlqimin për Kiarën dhe mundohet që çdo ditë në forma të ndryshme të fitoj zemrën e saj.

Megjithatë ai gjithashtu ka shprehur ‘frikën’ se ish-partneri i saj Butrinti do të mund të hynte në shtëpinë e famshëm, gjë që sipas Luizit do ta dëmtonte rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Albania.

Pasi bëri një diskutim me Kiarën, Maestron dhe Efin ku tha se hyrja e tij do ta nxjerrtë jashtë loje, ai këtë e ka folur sërish me Bjordin.

Mëngjesin e sotëm (e shtunë), këngëtari tha se ndonëse nuk e njeh Butrintin tha se në përballje me të vështirë që do t’ia dilte.

“Mos vjen ish i dashuri i Kiarës, një që e ka pasur publike. E kam dëgjuar si emër, por nuk e njoh. Nëse vjen ai unë jam shumë keq, më beso. Vështirë se mund t’ja dal”, u shpreh Luizi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]