Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Plagosja e dy grave në Fushë Kosovë, identifikohet i dyshuari

nga Revista Kosovarja

Dy gra janë plagosur të premten me armë zjarri rreth orës 11:45 në rrugën “Besa Besë”, në Fushë Kosovë, ndërsa i dyshuari është arratisur.

Mbi artikull

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, të plagosurat janë dërguar menjëherë për tretman mjekësorë.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Moneytizer Paragrafi 4

Ahmeti tutje tha se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe në ndriçimin e plotë të rastit..

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]