fbpx

Lulet e pranverës që do e shndërrojnë kopshtin tuaj në vend përrallash

nga Revista Kosovarja

Asgjë nuk është kaq emocionuese sa një kopsht i lulëzuar në pranverë. Me ardhjen e këtij sezoni të bukur shumëngjyrësh dhe relaksues në të njëjtën kohë, gjëja e parë që mendojmë është se si duhet ta shndërrojmë kopshtin tonë në një “vepër arti” që të na dhurojë kënaqësi sa herë që e shikojmë.

Në këtë artikull po ju tregojmë disa lule të cilat do e bëjnë oborrin tuaj një vend përrallash.

Verbena
Mbillet pasi të ketë kaluar rreziku i ngricave dhe ekspozimi i saj duhet të jetë plotësisht në diell. Toka duhet të jetë e drenazhuar mirë, e shkrifët dhe me rërë.

Pentas
Mbillet pasi ka kaluar i ftohti dhe acari, në një tokë të drenazhuar mirë. Ekspozimi në diell duhet të jetë i plotë dhe i pjesshëm në varësi të nxehtësisë

Lupinat
Farat e kësaj luleje mbillen 4-8 javë para ngricës së fundit të pranverës. Ekspozimi në diell duhet të jetë i plotë, toka duhet të jetë e drenazhuar mirë dhe e shkrifët.

Lulja e dhelprës
Mbillet pasi punohet toka e pranverës dhe koha të jetë ngrohur. Ekspozimi në diell duhet të jetë i plotë dhe i pjesshëm. Toka ku duhet të vendoset, duhet të jetë e drenazhuar mirë, por e lagësht dhe e pasur organikisht.

Lulja e zjarrit
Mbillet pasi të ketë kaluar rreziku i ngricës. Mbillet në një vend me diell të plotë dhe të drenazhuar mirë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]