fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Lum ai që njihet me grua që i jeton burri jashtë!

nga Revista Kosovarja
4 muaj më parë
në Perjetime
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Ishte ora 2 pas mesnate. Teksa shikoja se a mund të ishte ndokush në “chat”, hasa në një “nick” me emrin “gruaja”. Pasi e përshëndeta, i thashë se a ishte e pëlqimit të komunikonim. Ajo ma ktheu: “Jam për bisedë, lirisht më shkruaj!”. Dhe, nga ai moment çdo gjë ndryshoi në jetën time, shkruan F., për revistën tonë, “Kosovarja”.

Fillova t’i tregoj kush jam, nga jam, ç’moshë kam e të tjera, që mendoja se do i hynin në punë t’më njihte sadopak.

Pasi i tregova për historinë time, ajo filloi t’më tregonte, po ashtu, për historinë e jetës së saj…

Më tha se ishte grua e martuar dhe se burri i saj kishte kohë që jetonte jashtë Kosovës. Më tha se ishte nënë e një fëmije…

Pasi biseduam e biseduam, më në fund, mora guximin e i thashë se a ishte për një lidhje të fshehtë jashtëmartesore, sekrete, e që do e dinim vetëm unë e ajo…

“Nëse gjithçka mbetët mes nesh, sekrete, pse jo?!”, ma ktheu.

Pastaj, pa e zgjatur shumë, ma dha numrin e telefonit të saj dhe tha se mund ta thërras menjëherë që të verifikohej se ishte ajo e jo dikush tjetër…

E thirra. U paraqit ajo. Ia dëgjuam zërin njëri-tjetrit dhe filluam të bisedojmë. Në bisedë e sipër më tha se a dëshiron t’më njohësh më për së afërmi.

“A po vjen sonte të takohemi, të njihemi?”, më tha.

Isha larg 30 kilometra dhe, thënë të drejtën, mendoja se gjithë ajo rrugë mund të jetë ndonjë provokim i mundshëm.

I thashë: “A del vetë apo me ndokënd tjetër?”. Më tha: “Dal vetë, natyrisht”. Më tregoi se në banesë jeton vetëm me fëmijën e saj, e që ishte vetëm dy vjeç.

Frikësohesha mos ishte ndonjë kurth…
I thashë tutje se mos po vjen kush e vaj halli për mua, kurse ajo as që më la ta përfundoja mendimin, duke më thënë të mos brengosem për atë gjë…

Dhe, edhe pse ndjeja pak frikë, vendosa të shkoj. Kur iu afrova banesës së saj, së pari e thirra në telefon dhe i thashë se jam afër banesës tënde…

Pas pak në hyrje të banesës u shfaq një femër e bukur, ama shumë e bukur. U frikësova se menjëherë do më refuzoj, duke më thënë hup more budalla e të mos të shoh më…

Por, më tha hajde, afrohu te hyrja… Kur u afrova, pasi u përshëndetëm dorë për dore, i thashë se a është e sigurt se është vetëm në banesë. “Jam e sigurt qind për qind”, më tha.

Të dy u ngjitëm shkallëve përpjetë. Kur hymë në banesë, shpejt e shpejt e mbylli derën me çelës. U ula në shtrat dhe ma afroi një pije.

Por, as që priti ta përfundoja pijen dhe m’u afrua afër, ngjitas me trupin tim. Filluam të puthemi… Pastaj, filluam të zhvishemi… Unë i hoqa veshjet e mia e ajo të vetat…

Ishte e përmalluar për kënaqësi…
Filluam të kënaqemi. Ishte përmalluar për kënaqësi… Një gjë e tillë vërehej haptas te ajo… Dhe, të shtrirë në shtratin e saj, qëndruam deri para se drita të dalë.

E, para se të zdritej ika nga banesa e saj dhe u ktheva në shtëpi, i lodhur tej mase, por i kënaqur me atë që ndodhi…

Mirëpo, mbrëmje të tilla, si ajo e asaj nate, kemi pasur edhe herë të tjera, sepse lidhja jonë zgjati rrafsh dy vjet, kur ajo u largua nga Kosova dhe u bashkua me burrin e vet në Gjermani. F. /Kosovarja/

 

 

 

Etiketa: Gruajaburri

POSTIME TË NGJASHME

Perjetime

A mund të martohem me dy burra?

4 muaj më parë
Perjetime

Si i derdha tre lot në tri kohë?

4 muaj më parë
Perjetime

E dua burrin, por po më kallë shefi i tij!

5 muaj më parë
Perjetime

Edhe pse iu ktheva burrit, zemra më ka mbetur te dashnori!

9 muaj më parë
Perjetime

Si më mbeti emri “kurvë”?

9 muaj më parë
Perjetime

Kurrgjë burri çka po më kënaq dashnori!

9 muaj më parë
Postimi tjetër

Vetëaksident i rëndë në Prishtinë

Tayna ndan video të nxehtë nga xhakuzi

Si t’i mbijetoni një burri Akrep!

TË FUNDIT

Konsumoni jogurt për ta ulë depresionin

17 minuta më parë

Meliza Haradinaj jep dorëheqje nga pozita e Kryediplomates dhe AAK’ja

23 minuta më parë

Ja cilat objekte në kryeqytet që mund të shndërrohen në qendra për trajtimin e pacientëve me COVID-19

29 minuta më parë

Këto vende s’do të kenë rrymë sot

32 minuta më parë

Ky është kosovari që do të jetë deputet në Parlamentin e Friburgut

47 minuta më parë

A do të kemi borë në Kosovë?

1 orë më parë

MË TË LEXUARAT

Përfundon numërimi i votave, ja si do të duket Kuvendi i Kosovës

Ana reagon në Instagram pas refuzimit nga Riniani

Kaka bën dedikimin emocional për gruan e tij

Autoritetet serbe: Mijëra qytetarë nga Kosova po aplikojnë për t’u vaksinuar te ne

Krokodili gëlltiti 8 vjeçarin, banorët ia nxjerrin nga barku

Merovci: LDK e LVV të bëjnë koalicion, Kurti kryeministër, Haziri president e Osmani kryetare e LDK-së dhe ministre e Jashtme

Fjolla e Albanit sjellë foto nga dhoma e gjumit

Bashkëluftëtari i Adem Jasharit tregon fjalët e komandantit kur tanku serb hyri në lagjen e Jasharëve

Melisa e “Përputhen” tregon pse nuk pranon të japë intervista

Tea: Falë ‘Përputhen’ gjeta partnerin e jetës sime e për këtë nuk pendohem

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci