Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Lum prindërit për Taynën, i bën me shtëpi të re

nga Revista Kosovarja

Ndonëse në moshë të re, reperja Doruntina Shala e njohur me emrin artistik Tayna, ka arritur suksese të shumta në industrinë muzikore shqiptare.

Të ardhurat e mira nga muzika duket se ia lejojnë rep-artistes që të bëjë një jetë mjaft të mirë luksoze dhe të bëjë investime familjare.

Këtë e ka treguar më së miri përmes një imazhi të fundit të hedhur në InstaStory, ku ka shfaqur punimet që po kryhen në shtëpinë e re, që ajo po u ndërton prindërve të saj.

Moneytizer Paragrafi 4

Në nder të kujdesit prindëror dhe përkushtimit që kanë treguar ndaj rritjes së vajzës, Tayna ka vendosur që t’i gëzojë prindërit e saj me një shtëpi të re.

“Vetëm 23 vjeçare dhe kam gjithçka që kam dashur gjithmonë. Ndërtoj shtëpi të re, si dhuratë për prindërit. Mirënjohëse”, ka shkruar reperja në InstaStory.

Nga pamjet, duket se shtëpia e re e familjes Shala është në ndërtim e sipër.

Tayna është vajzë e vetme e dy prindërve të saj dhe është rritur në Prizren.

https://www.instagram.com/p/CC8_b_NAiW6/?utm_source=ig_web_copy_link

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]