fbpx

Lumbardh Salihu flet për herë të parë lidhjen me Semi Jaupajn

nga Revista Kosovarja

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu, ka reaguar për herë të parë ndaj zërave që e lidhin në një marrëdhënie dashurie me këngëtaren e njohur shqiptare, Semi Jaupaj.

Në një intervistë të dhënë për emisionin “Studio A”, ai ka sqaruar publikisht pozicionin e tij, duke theksuar se bëhet fjalë vetëm për një shoqëri dhe asgjë më shumë.

“Më kanë dërguar disa artikuj… Është normale me pas shokë dhe shoqe, nuk ka asgjë më tej. Jetën private nuk kam qejf shumë”, tha Lumbardhi me qetësi, duke hedhur poshtë çdo aludim për një lidhje romantike.

Zërat për një lidhje mes tyre nisën të qarkullonin pas disa shfaqjeve të përbashkëta në rrjete sociale, ku dyshja u panë pranë njëri-tjetrit. Kjo mjaftoi që mediat rozë të nisin spekulimet për një romancë të mundshme. Megjithatë, deklarata e fundit e Lumbardhit i jep fund këtyre thashethemeve, të paktën për momentin.

Lumbardhi, i cili fitoi zemrat e publikut gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Kosovë, është bërë një prej emrave më të komentuar në shoubizin shqiptar.

Pas daljes nga Big Brother VIP, ai është përfolur vazhdimisht për lidhje të mundshme dashurie me emra të njohur të ekranit, por ai vetë ka zgjedhur të ruajë një profil të matur dhe diskret për sa i përket jetës personale.

Nga ana tjetër, Semi Jaupaj, e njohur si këngëtare dhe ish-banore e Big Brother VIP Albania, nuk ka komentuar publikisht mbi këto zëra.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]