Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bëri sot homazhe dhe nderoi jetën e veprën e ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi përmes një komunikate për shtyp për homazhet e bëra te varri i ish-kryetarit historik të LDK-së.
“Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bëri homazhe dhe nderoi jetën e veprën e Atit themeltar, Presidentit Ibrahim Rugova, sot në 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
“Dita e pavarësisë së Kosovës është kulmim i përpjekjes së gjeneratave të tëra për liri, për pavarësi e për demokraci”, thuhet në njoftim.