fbpx

Lumir Abdixhiku e Kujtim Shala marrin pjesë në votim, por nuk e plotësojnë fletëvotimin

nga Revista Kosovarja

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe nënkryetari i Kuvendit nga kjo parti, Kujtim Shala, kanë marrë pjesë në votim për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Pas thirrjes së emrit të tyre nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, Abdixhiku e Shala kanë marrë fletëvotimet, por që nuk janë parë teksa i plotësojnë ato.

Ndërkohë katër deputetë të LDK-së nuk kanë marrë pjesë fare në votim.

Avdullah Hoti, Agim Veliu, Besian Mustafa e Driton Selmanaj, ani pse iu është thirrur emri për të votuar, ata nuk kanë lëvizur nga ulëset e tyre

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]