fbpx

Lutfi Haziri: Dorëheqja e Kurtit, mënyra e duhur për t’iu hapur udhë zgjedhjeve të reja

nga Revista Kosovarja

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se mënyra më e duhur për t’i hapur udhë zgjedhjeve të reja parlamentare është dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti.

Haziri përmes një postimi në “Facebook” deklaroi se Kurti nuk ka ndërtuar konsensus gjatë këtyre viteve në Qeverisje.

“LDK beson që akti i dorëheqjes se kryeministrit Kurti është mënyra më e duhur për t’i hapur udhë zgjedhjeve parlamentare 2024. Kurtha politike që me shpërberjen e Kuvendit të ndërtojë konsensusin për zgjedhje është vetëm arsyetim që Kosovën ta mbajë të ndarë politikisht, në pozicione bardhë e zi.Ky kryeministër për asgjë këto tre vite nuk ka ndërtuar konsensus. Përkundrazi, s’ka dialog politik me opozitën, as dialog social me sindikata, e as me shoqërinë civile!”, tha Haziri.

https://www.facebook.com/hazirilutfi/posts/992385678921425?ref=embed_post

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]