Sara Gjordeni që pas daljes nga ‘Big Brother VIP Albania’ po e shijon romancën e saj me Bardhin.
Kohës së fundit ajo ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit në ‘Instagram’, mes pyetjeve të shumta ishte edhe ajo “Je e lumtur qe fute në sherr Bardhin me Luizin? E bërë pjesë të mashtrimit, s’kishte akses në intsa?” shkruan “Kosovarja”.
Ndërsa ajo ka zgjedhur të përgjigjet indirekt ku shprehet “Hahah ju me shkatërroni fare mua, ndonjë ditë do me bëni fajtore për ndryshimin e boshtit vertikal të planetit tok dhe rritjen e shpejtësive se rrotullimit këto vitet e fundit”.
Kujtojmë se ndjekësit për shumë arsye të tjera qe kanë ndodhur me Bardhin e akuzuan Sarën.