fbpx

Lutfi Haziri kandidat për kryetar të LDK-së: “Pa LDK-në nuk ka zgjedhje as zgjidhje”

nga Revista Kosovarja

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, njëherësh edhe kryetari i komunës së Gjilanit, ka shpallur sot zyrtarisht kandidaturën për kryetar të LDK-së.

Haziri u zotua se do të punojë që ta rikthej LDK-në sërish në skenën politike pas humbjes në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Jam i nderuar që sot para jush po ju njoftojë se kanë përfunduar konsultimet e fundit me strukturat e LDK’së në Gjilan, poashtu edhe me autoritetet që LDK’së i kanë dhënë shpresë. Tri postulatet e shenjta të LDK-së, liria e saj e arritur me sakrificë dhe kryengritja e saj e armatosur, pavarësisë e shpallur de juro me 17 shkurt dhe demokracia e Kosovës mbesin postulate që do të punojë që ta rikthej LDK-në atu ku e ka vendin”, ka thënë ai.

Ai e pranoi se LDK’ja ka dal keq në zgjedhjet e fundit të përgjithshme.

“Pa LDK-në nuk ka zgjedhje as zgjidhje. Kësaj here LDK’ja doli keq. Rezultati i saj tregon për humbje besimi”, ka thënë ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]