Mozziku dhe Lotina janë një nga çiftet më të ndjekura në botën e showbizit.
Së fundmi, Lotina ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë, duke zbuluar se fotot ku shfaqen ajo dhe Mozziku janë shkrepur nga babai i saj, Lutfi Haziri, shkruan “Kosovarja”.
Në këto foto, çifti duket se po shijon çdo çast bashkë, teksa janë kapur duke biseduar dhe duke kaluar kohë cilësore.
Ky moment i veçantë tregon lidhjen e ngushtë familjare dhe mbështetjen që Lutfi Haziri u jep të rinjve, duke qenë jo vetëm baba, por edhe pjesë e kujtimeve të tyre më të bukura.