fbpx

LVV zyrtarizon kandidatin edhe për kryetar të Fushë-Kosovës

nga Revista Kosovarja

Lëvizja Vetëvendosje e ka zyrtarizuar kandidatin për kryetar të komunës së Fushë-Kosovës për zgjedhjet lokale.

Përmes një postimi në Facebook, LVV ka zbuluar se Valon Prebreza do të jetë kandidant i LVV-së për kryetar në zgjedhjet lokale.

Në prani të Kryeministrit Albin Kurti, Sekretarit Organizativ Dimal Basha, Koordinatorit të Qendrave dhe deputetit Armend Zyba, si dhe të kryetarit të qendrës lokale, Shpend Bardiqi, u konfirmua mbështetja e plotë për kandidaturën e Prebrezës.

“Valon Prebreza ka dëshmuar përkushtimin e tij në shërbim të qytetarëve dhe është i gatshëm të udhëheqë transformimin që i duhet Fushë Kosovës,” thuhet në deklaratën e Lëvizjes.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]