fbpx

Lypsarët në Prishtinë transportohen me veturë te vendi ku duhet të kërkojnë lëmoshë

nga Revista Kosovarja

Rastet kur dikush të troket në derën e shtëpisë për të kërkuar lëmoshë nuk janë të rralla. Mirëpo, jo çdo herë këta persona kanë vërtetë nevojë për ndihmë.

Gazeta Sinjlai ka publikuar disa fotografi ku shihet se disa lëmoshkërkues janë transportuar me veturë deri te vendi ku ata duhet të kërkojnë lëmoshë.

Në fotografi shihet se si lëmoshkërkuesit kanë dalë nga vetura dhe më pas kanë shkuar në drejtim të banesave që ndodheshin aty pranë.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në lagjen ‘Dardania’.


Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]