fbpx

“Ma kanë thyer zemrën disa herë”, i preferuari i vajzave, Ledri Vula habit me deklaratën

nga Revista Kosovarja

Përpos faktit që është ndër reperët më të mirë në Shqipëri dhe shumë i talentuar, Ledri Vula mbahet edhe si një ndër artistët që ka tërhequr vëmendjen e shumë vajzave për shkak të pamjes së jashtme.

 

Ai numëron pafund fanse femra të cilat “çmenden” pas tij dhe janë në çdo koncert ku ai është.

I ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Soirée, ai ka folur në lidhje me fanset që ndoshta do ju jetë thyer zemra kur morën vesh që Ledri është i dashuruar me Sara Hoxhën.

Reperi i njohur me batutë ktheu përgjigje që edhe atij i thyhet zemra kur sheh vajza të bukura.

“Sa herë ma kanë thyer zemrën mua gocat. Çdo femër e bukur që kalon afër ta thyen zemrën pak”, është shprehur ai duke qeshur.

Ndryshe reperi sapo ka festuar ditëlindjen e tij të 35-të në një festë të organizuar në Tiranë me shumë të ftuar Vip.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]